Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritEli Zeneli-MBRËMË TË KAM PARË NË ËNDËRR

Eli Zeneli-MBRËMË TË KAM PARË NË ËNDËRR

MBRËMË TË KAM PARË NË ËNDËRR
Mbrëmë të kam parë në ëndërr,
Ndoshta ngaqë sot
kam Ditëlindjen time.
Kishim shkuar bashkë me pushime,


E si një balerine vallezoja me ty: Valsin e lumturisë.
Ti më thoje:
Do të ecim bregut të detit
Valët e simfonisë detare
Do të na i puthin këmbët
tona të zbathura.
Më tutje do të ndalojmë në një pyll me pisha
.
Dorën ma kishe hedhur mbi qafën time,
Unë të kisha rrethuar belin me dorën time
Ecnim e ecnim
Vazhdimisht më puthje me ritmin e valëve.
U vonova shumë, duhet të kthehemi
Sot je me mua më thoje, të dua të gjithën për vete,
A po e sheh se dashurinë tonë nuk e zë plazhi
Ajo po noton nëpër vale,
Me urimin: Gjithmonë bashkë.
Ushtima e valëve të detit të dashurisë më zgjoi,
O Zoooot, ishte një mrekulli!
Një Ditëlindje me shumë dashuriiii…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT