Miku im, a e ke menduar, kur na ben pjese te skicave te tuja se cfare do te perjetojme te gjitha ne, kur i lexojme komentet ???
Te degjosh njerezit te japin mendim pozitiv, qe shpirti qe Yt posidon, qenka me te vertete nje mrekulli, te mendosh se vete ne thellesi te shpirti tend ekziston kjo mrekulli…
Faleminderit Miku im edhe ne emer te gjithe mikeshave, qe jemi ne ne miqesinse tuaj., qe ke bere te perjetojme ne fshehtesi keto ndjenja.
Besoj e kupton, qe emocionet tona jane shume me te fuqishme, se emocionet e tua, kjo ndodh se ne i ndjekim dhe i shijojme ashtu ne heshtje.
Por per te tjeret ne mbetemi personazh “enigme” e skicave te tua te bukura
Te gjitha historite e treguara, jane teper te bukura, here here te gezuara, por edhe te trishtuara, te zvarritura si vete jetet tona te kaluara, qe Ti i percjell aq paster dhe me ndjenje.
Ndoshta te padegjuara ne shumicen e rasteve
Sa e dhimbsur eshte te perjetosh keto
“Perla” per kenaqesite qe na falni, kur e gersheton me realitetin, qe te rrethon shum afer vetes tuaj te perditshem Miku im.
Mos harro ne ato momente shume lote kane syte tona biles edhe tani qe po shkruaj keto rrjeshta syte e mi vazhdojne te lotojne
Normalisht tek Ju Miku im lind pyetja:
“Pse miket e mia i kane syte me lot?”
Po Miku yne me lote, qe rrjedhin dhe kane kohe, qe nuk shteren keta lote te krypur shume dhe te hidhur farmak..
Kam kohe, qe ju ndjek Miku im dhe kam kohe, qe bej diferencen.
Ketu po ju flas per veten time, por jam e sigurte qe edhe mikeshat e tjera qe na rrethojne po keshtu do te flasin.
Ne bisede me miqte e ngushte si ne raportet, qe keni edhe Ju me mikeshat e shumta me thonin:
“Ti je nje grua e bukur qysh ne lindjen tende”.
I lumi ai bashkshort, qe ju ka ne kraharor dhe ajo familje, qe ju posedon.
Jo, miku im, kjo ishte vrasja me e madhe qe i behej shpirtit tim, kur behej kjo diference per mua.
Ndoshta ngushelloja dhe e quaja veten e lumtur, kur me pergjithesonin fjalen “e lumja familja” qe te ka.
Ka nje kuptim te madh kjo fjale, se ne te hynte dhe krijesa ime qe kam ku eshte dhe gjaku im.
Po ne kete pjese ndjehem me teper se e lumtur.
Besoj qe jam teper e kuptueshme se per ke e kam fjalen, ku eshte pjesa e lendimit.
Gjithmone kam bere pyetjen vetes time, kur isha ne ato momente meditimi, kur flisja me heshtjen time, me shpirtin tim te vrare
Si ka mundesi qe dikujt i jep shpirtin, i fal jeten, i krijon familjen, e ben me emerin e madh “familjar” dhe kurre meritat e mia nuk u vleresuan???
Por vetem morem percmimin
Me thuaj pse Miku im, perse valle??
Me thuaj pse kjo bote eshte kaq e padrejte me ne krijesat me te bukura dhe me te ndjeshme ???
Perse ndodh Miku im??
Me thuaj miku im pse femra shqiptare eshte kaq e dhunuar!!
Te sqaroj pak ndoshta dikush fjalen “dhune” nenkupton vetem te rrahuren…!!
Jo Miku im, nese do me pyesesh mua cfare eshte “dhuna”
Une do te pergjigjem”
Nuk ka “dhune” me torturuese, se “dhuna” psikologjike, Me kete “dhune” e ke varrosur njeriun per se gjalli..
Ehhhh, Miku im me fute ne mendime te thella me keto shkrimet tuaja.
Ju Miku im pa dashur po ngacmoni cdo plage te seciles grua shqiptare..
Ndoshta shume lexues nuk do te jene dakort.
……Por mos harro Miku im gjithmone ne “guven” e fshehtesise do gjesh gjera, qe askush nuk i ka prekur me pare, me keto dimesione si Ju na i sillni lexuesve tuaj….
Respekte Miku im!!…