Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritSahit F. Osmani-METAMORFOZA E DRURIT

Sahit F. Osmani-METAMORFOZA E DRURIT

METAMORFOZA E DRURIT
Dru që vishesh me këmishë të blertë
Me lule e fryte, dhe çerdhe të zogjve
Dru që fekton dritë frutash në gjethe
Dru që i jep kuptim natyrës dhe jetës


Dru i pjekur dhe i rrahur prej stinëve
Nga rrebeshet e stuhive nga ngricat
Nga zemrimi i rrufeve e zjarrëvëniet
Dru që të prejnë dhe t’i thyejnë degët


Dru i thatë lis që shembësh për tokë
Pse të brejti vetëm një krimb i vetëm
Dhe nga gjithë ajo gjethnajë e blertë
Në pluhur tretesh, dhe bëhesh baltë


Dru i lartë me shumë e shumë degë
Lidhur nyjë për trungun tënd e rrënjë
Shndërrohesh nga një forcë e madhe
Në industri të gdhendin të bëjnë letër


Të kemi në duar në gjuhë dhe në sy
Gërvishtim në ty me germa breshëri
Si skelete të godasin çdo cep përsëri
Dru i druritur në tru deri në përjetësi

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT