Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritSheremet Prokshi-MOS NA BRAKTIS!...

Sheremet Prokshi-MOS NA BRAKTIS!…

MOS NA BRAKTIS!…
Jeta është sfidë, arenë e gjerë
Na vë në sprovë qindra dëshira,
Por rri ku linde, ku rrite shtatin
Ku i kalove ditët më t’mira.


Rri ku shtron sofrën dora e nënës
Ku sjell ushqimin me kënaqësi,
Ku i ke afër gjithë famijlarët
I kalon ditët me ëmbëlsi

.
Atje larg nesh vështirë i gjen
Miqtë që të duan, se gjen vëllain,
Edhe kur malli ta këput shpirtin
Je i vetmuar, pa nënë, babain.


Se nuk është jeta sa për të thënë
Vijë lineare, as qiparis,
Porse ka vlerë kur jemi bashkë
Prandaj mos shko, mos na braktis!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT