Mungesë
Po më kacavirret shpirti
gardhesh të zemrës
thupra mendimesh
të ashpra
për ty
e rrethojnë lëndinën time
Mungesë
Dy sy malli
jan shtri me prit
gjelbërimin tënd
barë i njomë
kujtimesh
shpresë
Po pres
Dashni
nē cilin qiell po fle
më thuj
sytë kur ti çelesh
du vetë e para
me ti puthë
all për ty i bëj këta buzë