Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritFeim Bllaca-Jeta

Feim Bllaca-Jeta

JETA

Jetë moj ,dhuratë e bukur!
Më erdhe,si flutur
Në kohë jo të duhur
T’luta me më braktisur.


Ti shndrite ,si rreze drite
më ngjasove , në një yll.
Ëndrra jonë ende ishte shterp
Gjendja ishte e mbarsur, me shumë rreziqe


Po frynin erëra nga të gjitha anët,kurse
Valët tua të tërbuara
Nuk dinim ,ku do të na përplasin
Në cilin bregdet ,apo valët do të na përlajnë

.
Nuk ishte pa qëllim, jeta jonë :
Ishim plot imagjinatë…


Luftë bënim ,me vetveten,
Si ta pushtojmë majën më të lartë t’imagjinatës.
Jeta t’lëshoj dritën e saj anekënd vendlindjes sonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT