Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sotta-KAM NJOHUR NJË FEMËR.

Petro L. Sotta-KAM NJOHUR NJË FEMËR.

KAM NJOHUR NJË FEMËR.
Kam njohur një femër unë dikur,
Që m’u duk e magjishme vërtetë,
Dhe s’po mundem, ta harroj kurrë.
Në mendimet e mija, më ka mbet

.
E kam njohur në një udhëtim me tren,
Dhe padashur sytë e saj vështroja,
Në mendimet e mija shpejt më vjen,
” Maja Disnudo ” e Francisko Goya.


Piktura magjike e piktorit spanjoll,
Mu kujtua, si ta kisha këtu përpara,
Por kjo ishte e ndrojtur dhe belhollë,
Si ” Mori bijë lalës” nga Gavril Darà.


E zhvesha me sytë e mi pa dëshirë,
Që me pikturën e spanjollit ta krahasoja,
E mendova lakuriq sikur rrinte shtrirë,
Dhe veten time, si piktori Francisko Goya

.
Çfarë vepër të bukur po shihja përpara,
Nga kjo fantazi të dilja, kurrsesi s’doja,
Si arbëreshe dukej e poetit Gavril Dara,
Dhe jo si “Maja Nudo” e Francisko Goya.


Kam njohur një femër dhe unë dikur,
Kur shkoja me tren, nga Milano në Bari,
Më ngjante, sikur të ishte një pikturë,
Por qe një arbëreshe, stërnipe shqiptari.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT