Wednesday, July 16, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H Haliti-FJALËT QË S'TI THASH

Zymer H Haliti-FJALËT QË S’TI THASH

FJALËT QË S’TI THASH
Ishin ditë të bukura me diell e qetësi
kur bisedonim për jetën e për poezi
dytë studionim gjuhë shqipe e letërsi
plot ëndrra thurrnim për një ardhmëri


Fjalët që shprehnim merrnin udhëtim
duke shpresuar se do jem t’bashkuar
por shpresat u thyen pa asnjë sqarim
kur kuptova se ty të kishin mashtruar


S’të takova kurrë nga ajo ditë me shi
thonë se u martove me një djalë të ri
sa shumë fjalë kisha për të të thënë
por të gjitha tretën në besën e dhënë


Fjalët që s’ti thash edhe sot godasin
si copëza akulli zemrën më lëndojnë
sa e sa fjalë në heshtje po më vrasin
duke kërkuar arsyen e ndarjes sonë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT