PARADOKSALE
Në butikun anës trotuarit
shiten këpucë të reja,
shitësja i fshin gjith kujdes
me picetë të pastër.
Bordureve të trotuarit
shiten libra në pluhur,
kopertinat vështrojnë
lutshëm kalimtarët.
Në kioskën e vogël pranë
Ku shiten gazeta e cigare,
blerësit së shumti
blejnë bileta fati’.
Paradoksale
luksi e injoranca,
karshillëk njëra tjetrës
në çdo skaj bulevardi