Saturday, July 12, 2025
BallinaVitrina e libritMarjeta Shatro Rrapaj-Endacake...

Marjeta Shatro Rrapaj-Endacake…

Endacake…
Humbas dritës mëngjesore
e ajër bëhem mes fjalëve,
derisa të lind prej meje
vargu i ditës bekim
që më përmbyt fytyrën
me gëzim euforik


e të vizatoj imazhin bredharak
të mendimeve plot ngjyra të gjalla
sipas trajtave shqisore


në rendje pamjesh të lëvizshme
me qartësi të tejdukshme
prej burimit të vizioneve
ringjallur kohës trilluese ,endacake…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT