Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-TRENI IKU

Imer Hysa-TRENI IKU

TRENI IKU
Ne ecëm mbi shina paralele
Me vagonët e ndjenjave plot,
Ti vajzë flokë kaçurrele
Dhe unë vjershëtori jot

.
Kjo mëndja ime e ndrojtur
Nuk la lule pa këputur,
T’ë stoliste vargjet e shkrojtur
Si buqetë për ty vajzë e bukur.


Dhe vitet rrodhën si lumenjtë
Unë s’pata forcë as sa një përrua,
Shinat nën tren mbetën paralele
Nga ndrojtja që s’të thashë – të dua.


Unë folezën ngrita aty ku isha
Ti ndryshove domosdo folenë,
Nuk pati kurrë mes nesh ngrica
Siç nuk pati as pranverë.


Ne ecëm mbi shina paralele
Me vagonët e ndjenjave plot,
Ti mbete po vajza flokë kaçurrele
Dhe unë po vjershëtori jot.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT