Është zyrtarizuar transferimi i Darwin Nunez te skuadra e Liverpool.
Sulmuesi uruguaian, Darwin Nunez ka kompletuar kalimin e tij te gjiganti i Premier League, Liverpool.
Faqja zyrtare e ‘Reds’ ka publikuar një video ku njoftohet transferimi, përcjell lajmi.net.
Nunez ishte lojtar i Benfica para se të kalonte te Liverpool.
Në Portugali lojtari gëzoi formë të shkëlqyer, por bëri mirë edhe në Champions League.