Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritLumni Nimani-Vashë arbërore

Lumni Nimani-Vashë arbërore

Vashë arbërore

E ëmbla ime moj!

Si rrushi në pjergull,

t’i dua buzë e gojë,

e syrin me gjithë vetull.

Lozonjare e shtatselvi,

pëllumbeshë lule zambak.

Sa ta pashë syrin e zi,

seç më dogj i ziu merak

.

Kur më hodhe atë shikim

dhe m’buzëqeshe me kujdes.

Sa thell hyre n’shpirtin tim,

zemra ime flakë m’u ndez.

Bukurinë çupë kush ta fali

e të gjithë at nur hyjnor?

Në më je gocë nga Llapi!

– I lumi ai që t’vë kurorë!

Në më je vajzë Revuçi*!

Kam për ty një porosi:

atje n’bjeshkë n’hije mali,

për mua n’ “Vrellë”** ujë me pi!

N’Breg t’Livadheve kur t’kalosh,

për t’pushuar vash’ ulu pak!

N’të pyet kush për një djalosh

thuaj: – ka dal i ri e u bë plak.

..

Kur t’arrish tek Bregu i Vogël

Cucë e bukur ndal veç pak!

Nga aty çikë, kur isha i vogël.

Shihja shtëpin’ time me çardak…

Qe sa kohë jam larguar,

jasht Atdheut në mërgim.

Shpirt e zemër përvëluar,

Në dhe t’huaj – jam jetim.

Në një ditë vere me vapë,

shumë dasmorë do të vijnë…

Si shqiponja kur krahët hap.

Vallëzojmë e ngremë dollinë

.

Lart në qiell t’jehojë kënga

nga daullja dhe çiftelia.

Kur bashkohen dy zemra,

kurorëzohet dashuria.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT