U MARTUA ZEQO
( Humoristike )
U martua Zeqo, vajzën vetë e gjeti,
Ishte vajzë fshati, nuk qe nga qyteti,
Nga një fshat fqinjë, afër këtij fshati,
Kur u dashuruan, i buzëqeshi fati.
Eh, fati i shkretë, s’të vjen menjëherë,
Edhe kur të vjen, se dimë si të merr,
Të merr si dallgë, në breg s’të nxjerrë,
Por ky fati i Zeqos, si ta kishte blerë.
Se vërtetë e bleu, me dasëm të madhe,
Mish dashi të pjekur, rritur në livadhe,
Dhe për nusen mish, theri një sorkadhe,
Mbushur pjatat plotë, vinin radhë e radhe.
Restorant modern, yje kishte shtatë,
Sallë me pishinë, për burra dhe gratë,
E kish zgjedhur nusja, s’donte në fshat,
Se nga xhepi i Zeqos, do dilnin paratë.
Por, një kërkesë e nuses, në siklet i vuri,
Sikur ra tërmet, po tundej gjithë muri,
Kërkesë e çuditëshme, se në hall i zuri,
Por, të shkretit Zeqo, po i ikte truri.
Mbetën të habitur, se kishin menduar,
Sazet fort binin, vallja s’kish t’pushuar,
Porsi mollë nusja, me sy të flakëruar,
Krastavec të njomë, na kishte kërkuar.
Qe mbarim vjeshte, vjeshtës së tretë,
Pemët ishin vjelur, kokrra s’kishin mbet,
Dhe gjethet nga drurët, binin fletë fletë.
Por dimri tek dera, trokiste i qetë.
Eh, belaja e madhe, e kishte një shkak,
Se rrotull shihte nusja, me fytyrën flakë,
Por vjehrra e shkretë, s’kish më pikë gjak.
Krastavec i njomë, nuk gjëndej në fshat.
Rrinin e mendoheshin, dikush në dritare,
Ndërsa sazet binin, njerëzit hidhnin pare,
Por nga mëndja nuses, nuk i hiqej fare,
Krastaveci i njomë, dhe jo gogozhare.
Çfarë duhet të bënin, kur belanë ta sjell,
Krastaveci i njomë në mëndje i ka ngel,
Por kjo mëndje e saj, çfarë tjetër do pjell,
Mos vallë, do kërkoj dhe qiqra në hell.
E mërzitur vjerra, me Zeqon aty pranë,
Ndërsa sazet binin, daullen e çanë,
K’to nuset e reja, pa mend seç na lanë,
Çfarë s’po kërkojnë, kur vetë brekë s’kanë.