Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritSylejman Pireva-LE TË THONË

Sylejman Pireva-LE TË THONË

LE TË THONË

Thanë e çfarë nuk thanë për mua
I ka dalë botës pas shpine
Sheh ëndrra me sy çelë
Kujton kush nuk di si ai
Ai as vetit s’i beson

Thanë e çfarë nuk thanë për mua
Nuk e njihni ju sa duhet
S’është askund siç paraqitet
Mos u mashtroni pas tij
Ta djeg cergën nën këmbë

Thanë e çfarë nuk thanë për mua
Shitet njëfarë patrioti
Në sa luftëra ka marrë pjesë
Me sa plagë ka dalë nga lufta
Këtu matet patriotizmi

Thanë e çfarë nuk thanë për mua
Le ta ndalim sa s’është vonë
S’ka mirëkuptim ndaj tij
Edhe atëherë kur e ka mirë
Çdo herë duhet kundërshtuar

Thanë po çfarë nuk thanë tjetër
Le të thonë çfarë të duan
Të gjithë janë të mirë për mua
Të gjithë e keni derën hapur
Atdheu ju pret hapakrah

Thoni çfarë të doni!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT