Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-DY TË MARRË MBI NJË GOMAR

Sylejman Salihu-DY TË MARRË MBI NJË GOMAR

DY TË MARRË MBI NJË GOMAR
Se ç’ na ishin dy të marrë,
Kishin hipur mbi gomar.


Nuk u ecej vet në lëndinë,
Ndaj iu hodhën gomarit n’ shpinë.


Dhe menduan, ia punuan,
Kur gomarin e shaluan

.
Madje i vunë dhe emrin:Maksi,
E përdorim, thanë si taxi.


Por gomari qe i zgjuar,
U tha të marrëve: rrini shtruar

!
I ra rruga pranë një përroi,
Ç’ po më vret, tha pak patkoi

.
Dhe kërceu aq sa mundi,
Të dy të marrët mirë i shkundi

.
Edhe i hodhi thellë në përrua,
Tha s’ ma hedhni, dot ju mua

.
Nëse më mbani për gomar,
S’jam si ju gomar i marrë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT