Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-Mes qiellit dhe tokës

Valbona Kolaveri-Mes qiellit dhe tokës

Mes qiellit dhe tokës
Kacavirrem merimangë
fije e hollë
udha e re
qiell tokë
mister


Ulje ngritje
në vertikalen e mëndjes
rrotullohem gjerë e gjatë
ti mas perimetrin
shpirtit


se ç’vlerë ka
Në këto dy botë
endem në dilemën
të rrosh a të mos rrosh
jetë merimange
enigmë e vjetër


që s’iu gjet zgjidhja dot
Ditën shprish në tokë fije
natën thur ëndrra në qiej
Do murosem Rozafë


në rrjetën time merimangë
ëndrrash
fati im u vulos
ndër qiej

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT