Rashë…
Nuk rashë kurrë në syt e botës ,
si bijë e një fukarai…
se im atë
më puthte duart ,
gjersa të tjerët më dhuronin
nga një shuplakë.
Rashë në duart e të sotmes,
ku gjithçka më rrëzon,
e dinjiteti më mban gjallë.
Rashë në syt e jetës ,
mi nguli kthetrat ,
kaq larg ,
e pa u ndjerë
më bëri të sajën .
Ndërsa unë e injorova ,
duke kërkuar tek ti…
përjetësinë…
sikur nuk mjafton ,
më duhet të bie…
dhe nga syt e tu !
Në emër të dashurisë….
………………………….
Leje
Nuk di si lejova..
të më lidhen duart ‘
e ndërkaq të fluturoj kaq larg !
i kalova detet, malet , shtigjet !
ndërsa vdes…
kur gjendem akoma këtu !
Nuk di si lejova….
në syt e tu ,
të ngjaj egoiste….
kur unë kurrë nuk dita ta dua veten,
më shum se ty !
ndërsa akoma lejoj ,
të mos bie kaq poshtë!
egoja më lejon ,
të shndërrohem në një si Ti.
nuk di si lejova të fluturoj kaq larg,
kur akoma brinjët ishin gjakosur,
nga imagjinata drejt botës lirë…
nuk kërkoja gjithçka në jetë ,
ti më kishe humbur nga sytë…
ndërsa akoma ja lejoj vetes ,
të prangosem në shpirt !!!
………………………………..
Ndonjëherë pyes veten ,
nëse jam këtu…
dua të gris kohën !
të shëroj Jetën.
të grumbulloj të gjithë lotët e shkuar dëm
e të mburrem me to…
vetëm unë e di sa kam qarë.
të gjitha netët e trishtimit ti fsheh
diku larg…
si trofe të mbaj ditën e harresës.
atë ditë që s’mendoja asgjë !
do e ndaj kohën ,
dhe nga vetja do shkëpus mirësinë ,
më ka lidhur krahët…
nga syt e mi,
do shkëpus lotët !
ndërsa nga vdekja e gjallë ,
kërkoj vetëm diçka…
Të shërohem !!!