Tuesday, December 3, 2024
BallinaVitrina e libritFjalë të urta nga Landa Mollishti

Fjalë të urta nga Landa Mollishti

1. Besnikëria është testamenti që mban gjallë një popull.

2. Njeriu i sinqertë, ndjehet mirë me veten, të tjerët, që do të na besojnë gjithçka.

Sinqeriteti baza e çdo lidhjeje.

3. Gënjeshtra na shpie në gënjeshtra të tjera, për të fshehur të parat, e futim veten kështu në telashe dhe mosbesim për familjen, miqësinë.

4. Njerëzit duhet të jetojnë me shpresë, ajo na jep dritë që të gjejmë rrugëdalje nga errësira.

5. Duhet të largohemi nga njerëzit hipokritë, ata/ato nuk e llogaritin shoqërinë, miqësinë, por mendojnë, vetëm për të arritur një objektivë të tyre.

6. Fëmijët tanë duhet të mësojnë nga ne se;jeta do disiplinë, rregull të caktuar, duke i zbatuar prindërit në rradhë të parë.

7. Nuk njoh gjysh/e që të mos bëj përpjekje maskimale për lumturinë e nipit/mbesës,kur ata/ato janë të braktisur nga prindërit.

Ata janë forca jonë.

8. Jeta është më e zgjuar se ne. Ajo na tregon se ku gabuam dje, si t’i ndreqim e në fund vendos për ne në rrugë të drejtë, e nëse nuk bindemi marrim tatëpjetën.

9.Rrugëzgjidhja për të ecur përpara të bashkuar është vetëm një, të falim dashuri, respekt njeri-tjetrit.

10. Të ndihmojmë njerëzit në nevojë, e jo t’ju drejtohemi me tonë të ashpër, të thellohemi tek dhemshuria,

nesër mund të gjëndemi ne në vënd të tyre.

11. Thjeshtësia, modestia, është ajo që mund të na bëjë krenarë në jetë, aspak mburrja, egoizmi.

12. Nuk duhet të përqëndrohemi tek ato gjëra që nuk kemi, por, të punojmë e luftojmë në jetë, që të kemi.

13.Një mësues i mirë gjen mënyrën(prezanton matriale të reja) për t’u kuptuar nga të gjithë nxënësit.

14. Nëse nxënësi është i sjellshëm dhe i respektuar me mësuesin e bën atë të mendohet dy herë.

15. Kënaqësia më e madhe e një mësuesi është atëhere, kur shikon se, një nxënës i dobët bën përpjekje maksimale për të përparuar.

16. Sikur lexuesi në ditët tona, për pak çaste të ndodhej në dhomën e poetit, shkrimtarit, do ta vlerësonte më shumë punën e tij, duke lexuar shumë.

17.Nëse kërkojmë lumturinë e kësaj bote të dhurojmë tek prindërit tanë dashuri, respekt, ashtu sikurse dhurojnë ata tek fëmijët.

18. Atdheut ia njohim vlerën vetëm atëhere, kur e kemi provuar në kurrizin tonë emigrimin.

19. Nuk duhet vetëm të marrim kënaqësi nga natyra, por të tregojmë dashuri duke e mirëmbajtur atë.

20.Nuk është e domosdoshme të jesh e /i bukur, por, të jesh me shpirt e të përcjellësh dashuri, respekt tek njerëzit.

21.Paqja ndodhet në brëndësinë e shpirtit tonë, nĕ qetësinë dhe harmoninë tonë.

(Landa Duka Mol)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT