Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-Tradhëtia

Lulëzime Malaj-Tradhëtia

Tradhëtia
Ai shtyu gjith’ inat derën
rrotulluese të lokalit “Argjend”!
Hyri, dhe pardesynë e flaku tej,
mbi një kolltuk u nder.


Nxitimthi, në një karrige këmbëgjatë
te banaku zuri vend,
dhe thirri:- Si gjithnjë,
whisky-n tim më shtjer, banakier!


Gotat rradhë – rradhë
i rrëkëllente përhumbur me fund,
buzën e rrudhur fshinte vazhdimisht
me të praptën e dorës,


Nervozuar mbi karrige,
sa andej – këndej u lëkund,
dhe as që i shkonte në mendje
t’i hedhte sytë orës.


Veç në mendje e tëmtha
i rehte papushim,
tradhëti e Ludovikës,
me shokun e tij më të mirë.


Shtjerë përsëri whisky – thërriste

  • shtjerë miku im!
    E di ç’ke?
    Ma sill këtu shishen më mirë!

  • Rrëkëllente ashtu gurmazit
    whisky-n e tij në tym,
    sytë i shkrepëtinin
    e ziente i tëri mllef e inat.
    -Duhet të ikni tani!
  • i fliste baristi – ndërsa ai e shtynte.
    -Do ta mbyllim lokalin
    -vazhdonte ai – eeej, vajti mesnat’!
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT