A J K U N E
Ajkunë t’thirrën
n’andërr e n’letra,
e aty u ndeshme
dashnorë pa puthje.
Leve n’diell e iu lidhe për dritë.
Vdiqe n’sy pa vorr e lule,
arkëmort bosh që fluturon n’qiellë
tu kërkue Omerin tand.
Rrugt e vjetra të legjendës
s’të çuen kund moj e ngrata ti,
po ato nuk sosen kurrë;
Gjethi i ri çil çdo mot t’ri.
Ajkunë,ndalu,
ndigjoma kangën
e m’thirr n’emën!