Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritALMA JAKU-PESHË

ALMA JAKU-PESHË

PESHË
Përbri varresh kur të shkosh,
Të lutem mik kujtomë mua,
Ta ndjesh fjalën sa lehtë peshon:
Unë të desha, por “nuk munda”!


Mes të mirëve e të paudhëve,
Që dheu njësoj nënkresë u rri,
Kujtomë mik që jeton gjurmëve,
Me një gur peshe zemrës përbri.


Si bien gjethet vjeshtës i ke parë
Shtrat floriri ngjajnë nën retë,
Kush nuk e do atë livadh të artë,
Po shpejt harrohen, këmba i vret?


Përbri varresh kur ti më gjen,
Kujtomë mua mik i shtrenjtë!
Nëse më do e malli të bren,
Eja pushtomë se vjeshta vjen!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT