Tuesday, July 1, 2025
BallinaVitrina e libritGuri i zi -Feim Bllaca

Guri i zi -Feim Bllaca

GURI I ZI

Nga një pirg vështron :

fshatin,arat,fushat e malet.

Asgjë nuk ju shpëton,

syve të tij.

Kronist ,që regjistron ngjarjet.

Gjurmët i ruan n’zemër,

i heshtur gjithmonë.

Denbabaden n’atë vend,

Ai qëndron.

Zymtësinë e trishtimin,

i shpreh pamja jote.

Përherë i zgjuar .

Natë e ditë,

n’roje të popullit tonë.

Shpirtin të bardhë,

si borë….

Dëshmitar i popullit tonë,

Autokton.

7

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT