Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritHajri Kasemi-Ne presim!

Hajri Kasemi-Ne presim!

Ne presim!
Sot per ty nanë Çameri,
do hymë ne parlament,
i kemi zgjedhur me listë,
se nuk ka shume vend.


Jemi mesuar te presim,
ne javen per Çamerinë,
mos të dalë njeri para,
se hep ne do te grrimë.


Perseri te vendosur,
do vemi ne Qafe Botë,
te vdekurve tu themi,
qe ne s’po rrimë kot.


Tani ne s’jemi te vetem,
me ne eshte qeveria,
keni degjuar kur bertet,
e imja eshte Çameria?


Por edhe nuk ka fajë,
s’do te merzisë komshinë,
vertet ajo na e mori lopen,
te pakten,te na lerë dhinë.


Ne po rrime vet urtë,
duam te pimë di nana,
sepse qingjit te sertë,
i japin te hajë thana.


S’kemi pse merzitemi,
per ne mendon bota,
as qe duam t’ja dimë,
atyre po u çahet koka.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT