Wednesday, September 3, 2025
BallinaVitrina e libritELI ZENELI-HIMNI I DASHURISË

ELI ZENELI-HIMNI I DASHURISË

HIMNI I DASHURISË
Jeta është një rrugë e një mësim i gjatë,
Është si moti herë me diell e herë me shi.
Herë është rënie e herë ngritje është jeta.


Kur në zemër lindë frymëzim i ri
E në gjoks bredhë dashuria
Ti bëhesh fole e zogjve të mi
Kopsht i dëshirave të mia bëhesh.


Si meteor erdhe në jetën time,
Më solle buzëqeshjen në buzë,
Kur jeta më kishte lënë mënjanë
Tërësisht të vetmuar.


Më dhe forcën, më riktheve besimin për jetën,
U bëre lapsi im ndërsa trupi im u bë
Letra e shkrimit të poezisë.


Imazhin tënd e shoh në perendimin e diellit
Kur rrezet e tij puthin ujin e detit
Siç i puthë ti buzët e mia,
I ndjej buzët e tua
Kur ngrohin buzët e mia në dimrin e acartë,

Kur në mes të vapës i freskojnë si uji i bjeshkëve.
I ndjej duart tua të forta
Kur përthekojnë trupin tim me dashuri,
E ndjej frymën tënde-okigjen per cdo qelizë të trupit tim.
Në flladin e freskët të mbrëmjes
Buzë detit ulemi të dy,


Valët e tij puthin bregun e këmbët tona të zbathura,
Ndërsa ne vështrojmë yjet tek i buzëqeshin njëri tjetrit.
Me jehun e valëve e nën dritën e Hënës,
Po e këndojmë himnin e dashurisë sonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT