Monday, September 1, 2025

Ana Tisi-Jeta

Jeta
Jeta është një oaze pasioni plot mirësi.
Proces evolucioni te unë dhe te ti.
Një vullkan që vrullshêm na rrëmben
Shpërthimi i saj prapë nē jetë na kthen .


Se jeta shpesh të vjen si do ajo vetë.
Herë vjen me dhimbje ,herë vjen e qetë
Herë vjen e paqtë, herë, jo e mbarë
Herë vjen pranverë, herë dimër e acar.


Jeta êshtë parajsa jonë e praruar.
Me nektar shpirti ëmbëlsuar
Jeta është një kapitull që duhet jetuar
Në sofër të saj me deshirë jemi shtruar


Në udhët e jetës kērkova pa fund
Të mira gëzime i gjeta me mund
Në udhët e jetës kudo ku kalova
Mësova me dhimbje sesi të luftoja

.
Jeta është luftë, qē duhet fituar,
jeta eshtë sfidē që duhet provuar
Jeta ështē parajsa që duhet jetuar.
Jeta është e bukur ,duhet shijuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT