Ti nuk mund te ikesh, harrove kur thoje, do te jem e para qe lexoj rrjeshtat e tua, kete premtim ke dhene dhe shpresoj ta mbash… !!!”
…Ja erdha, si dikur te te gjeja.
Te kerkova, kudo ne cdo rrugice te qytetit tone te bukur….
Mos ik keshtu pa u pershendetur.
Kaq shpejt harrove.
A nuk ishe ti qe lexoje e para rrjeshtat e mia tere pasion?
Kur me ndreqje gabimet e mia ortografike si pasoje e emocioneve te castit te shkruajtjes se atyre rrjeshtave.
Sapo une vonoja rrjeshtin e rradhes ti ankoheshe dhe binte zilja e telefonit, dridhej dhe nuk pushonte deri sa ta merrja diku te hedhur pa kujdes ne ndonje cep, degjohej zeri i dridhur:
-Jam une, me mungon rrjeshti yt. Ishte nje vonese e vogel dhe ti ankoheshe, pse nuk erdhi ai rrjesht qe ti e prisje me aq endje. Shume here ti ja kaloje edhe Diellit per te me thene mua :
-Miremengjes.
Kur me mungonte motivi per te zhubravitur disa rrjeshta, kur ne fakt ate dite nuk kisha muzen e nevojshme, ndihesha i zbrazet ne shpirtin tim, i shteruar, si shkreterira qe nuk ka ndjere puthjen e shiut te pritur me aq padurim, ti gjemoje vije si rrebesh i plote dhe derdhje detin e bukur te pasionit tend ne shpirtin tim.
Dhe pikerisht ky det behej muza ime, frymezimi im.
Harroje si me therrisje, i dashuri dhe here here me shaka me therrisje erdhi “romantiku” im…
Te gjitha keto qe te thashe me lart, fjalet, epitetet apo premtimet e dhena tere pasion, vetem kjo nate ketu ne dhomen e erret i treti. Vendin e zuri erresira, hije qe me ndoqi nga pas keto dite ketu ne qytetin tone te bukur si dikur.
Pyes une:-Ku je ti.
Pyet, hija qe me ndjek,Ku je ti
Dhe nata e gjate pyet:-Ku je ti.
-Mos Ik.
Kjo fjale shuhet ne kete erresire pus, kjo erresire e vret kete fjale. ….Ti nuk mund te ikesh dot, megjithese ke thene mbase ne heshtjen e thelle:-Lamtumire!!.
Mos harro premtimin e thene ne ato caste pasioni:
-Jam e para qe perpij rrjeshtat e tu. Mos harro dikur kete premtim solemn me ke dhene…
