Moderatorja e njohur Rudina Magjistari feston sot 47-vjetorin e lindjes.
Rudina Magjistari u lind në Tiranë më 26 gusht 1975, ndërsa karrierën e saj në televizion e ka nisur që në moshën 15-vjeçare.
Prej vitesh drejton programin e saj të përditshëm në “TV Klan”, i cili fillimisht u quajt “Takimi i Pasdites”.
Pas një viti tërheqjeje nga ekrani, për arsye të lindjes së vajzës së saj Mia, prej shtatorit 2016 ajo është rikthyer me programin e saj të përditshëm, i cili filloi të mbajë emrin e saj, “RUDINA”