Fantazma 11-vjeçare e Prishtinës
Ty të paska mallkuar zoti moj bijë,
t’paska lënë në dorën e djajve,
11-vjeçare, ende një fëmijë,
shqyhesh sqimës së çakajve.
Ty të paska mallkuar jeta moj motër,
moj shqiptare dardane e Prishtinës,
në zakonet arbnore je foshnjëz e vogël,
robinë e grua për arabët e Medinës.
Kanuni shqiptar veprat e turpshme
me një plumb të vetëm krahërorit,
një plumb atyre 5 përdhunuesve
e po atë plumb për 6 të qershorit!
Mallkuar qoftë ajo dorë që celularin
me festim ta bëri dhuratë fatale,
mallkuar gjithë pedofilët që dalin
si njohje të reja në rrjetet sociale.
O engjëll, ti s’e di pse manjaku zgjedh
një fëmijë të pambrojtur, pre të dobtë;
se vetëm me atë ai mashkull i tredh’
mund të ndihet në seks disi i fortë.
Para femrave të rritura lëngojnë si gore,
ata karakaraktere, ata trukarakurva,
të kurthëzuan mashtrimesh djallëzore,
ata eunukë që s’dinë të qinë si burra.
Ata që çdo femër din ti çburrëzojë!…
Për minutazhin e sekondave, tik-taket,
për kalamanllëkun e squllët në lojë,
për frymën që firon sa hequr qorapet.
I ke duke u masturbuar ndër porno,
gratë u shkërdhehen me komshinjtë,
trupi i tyre makineri e ndryshkur torno,
pedofili ngadhënjen veç mbi çiliminjtë.
Qënkërke mallkuar moj e padjallëzuar
që në duart e një të tilli të bije moj bijë,
të bije viktimë e tij, më pas trafikuar,
dosja për muaj të heshtej në Prokurori.
Ti, pasojë e mosveprimit të institucionit,
ku ishte hetues, psikolog, ai mbikçyrës?!
Për mbrojtjen e qënieve të prostitucionit
pse heshtën arrestet, firmat, vulat e zyrës?!…
Me ty të gjithë u treguan shpirtkazmë,
organet shtetërore, shoqëria, familja,
të braktisën si të ishe një fantazëm,
në vend të mbrojtjes tu dha shpërfillja.
Ecejaket e tua o Fantazma e Prishtinës
s’ngjasonin më me hapa nga vogëlushë,
institucionet, meshkujt, të shihnin tinëz,
fundërrina me bole, e me bibilushë.
Ëndrra e tua si të gjithë vajzave të vogla
për tu bërë balerinë, kërcyer si drenushë,
do përçudnoheshin në parkun me lodra,
do shkatërroheshin nga dy përdhunues.
E tre të tjerë diku tej varreve, varrezave,
në atë shtatë orëshin e makthit e tmerrit,
zoti ta paska nxirë fatin prej krejt të zezave,
që për së gjalli ti jetosh rrathët e ferrit.
3 përdhunime në 3 muaj nga 3 grupe
të ndryshme!…
Një fëmijë 11-vjeçar 11 agresorë mbi supe,
s’ka në botë diçka më të mynxyrshme!
Le të japë dorëheqjen Drejtori i Policisë,
Drejtori i Qendrës Korrektuese, por jo,
nuk mund të ndalet mllefi i shoqërisë
ndaj kujtdo që fëmijërinë përdhunon!
Këshillë për prindërit se çfarë duhet blerë:
Jo celular fëmijës, por thikë xhepit të çantës,
që pedofilëve në qafë tua rrasë e përdredhë,
ti qojë në ferr laturisur gjakosur prej ekstazës.