Wednesday, September 3, 2025
BallinaShowbizFishekzjarre, shampanjë dhe njerëzit e zemrës pranë/ Dalin pamjet nga ditëlindja e...

Fishekzjarre, shampanjë dhe njerëzit e zemrës pranë/ Dalin pamjet nga ditëlindja e Luana Vjollcës

Moderatorja Luana Vjollca feston sot 31-vjetorin e saj të lindjes. Në festën e saj të ditëlindjes, ajo shfaqet tejet e lumtur me njerëzit e zemrës përkrah saj.

Torta, lule, shampanja e fishekzjarre i dhanë kësaj feste një pamje tejet festive dhe të gëzueshme.

Së shpejti ajo do të rikthehet në ekran, e së fundmi mësohet se ajo do të jetë pjesë e “TV Klan” me emisionin “S’luan dot me mua”.

Luana Vjollca ka qenë një nga pjesëmarrëset e protestës për ngjarjen e rëndë që i ndodhi 11-vjeçares në Kosovë, e cila u mbajt prej 7 orësh nga disa persona. E mitura u abuzua nga 5 burra.

Përmes rrjeteve sociale, por edhe me projektet muzikore që ka sjellë së fundmi ajo ka përcjellë mesazhe të forta në mbrojtje të grave dhe vajzave.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT