Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritGJYMTYRËT E MENDJES -Valbona Kolaveri

GJYMTYRËT E MENDJES -Valbona Kolaveri

GJYMTYRËT E MENDJES

Pasditja po mbahet mbi paterica
i theu minutat dhe orët
me heshtjet memece

Tē mbrapshtat po marrin
tatëpjetën
e mbrēmjes së përgjumur

Jam me sy picërrues
kah dritës

Memorizimi i vetes
ështē stampuar në mur
si një mumje
ku lēmshet e angështisë
presin të rrokullisen
në lotë krokodili
që po pret
të hajë babëzisht veten

Të njejtat
kanë filluar të grinden
në boshet e shpirtit
e t’më mërzisin

Do tu vë vizën e ndryshores
që tē mdryshmet
t’më gjallërojnë
gjymtyrët e mëndjes

V.Kolaveri

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT