Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Këmba- këmbës...

Mimoza Eliona Osmani-Këmba- këmbës…

Ç’dreq lulëkuqe më zuri, sikur asnjëherë më parë,
Këmba- këmbës më përzuri ,si nepërk nëpër ugarë.

.
Ngjyrën si lëvore druri,ia pash “këmbë, e fustanë zvarrë…
Si i marrë,më iku truri, kishte ca dhëmbë qelibar.


Me gjuhën si fletë e arit,m’u afrua dhe mu mburë..
Unë hedh gjoksit të beqarit, pikat sikur të jenë grurë…


Më janë lutur duke qarë,për t’i ndukur në lëkurë…
Veç me sy rrëzoja trarë, e pishman s’u bënë kurrë.


Teksa mendimet mi vuri,të ndërthuren si pëlhurë,
Ndjej paksa të dridhet gjuri ,dhe shpirti të bëhet urë…


Verë e nxehtë,sa digjet druri, ti pickove në damarë..
O bobo, eshka tek guri,tek fërkohen , mora zjarr…


Gjarpëron për drejt hambari..buza shkretëtirë e tharë..
S’e lë të më hedh litarin…e të plasë si kripa shtarë.


Valvitet porsi flamurë,mes gjelbërimit me bar,
Sa lezet edhe torturë…nga nepërka nëpër arë…


Pa përdorur forcë burri,e lidha me xanë -oshkur
Qe shelege për tek furri.. dhe një natë e tërë dezhurë..

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT