Kida është njëra ndër këngëtaret shqiptare, ka numëron hite të shumta për vite me rradhë.
Këngëtarja as këtë vitë nuk ka hezituar të sjellë hitet e saj, teksa ishte e angazhuar edhe me shumë koncerte.
Por, përtej kësaj, ajo ka arritur të bëhet artistja e parë shqiptare që kap mbi 100 milionë klikime në Youtube me tre këngë.
Ky lajm u shpërnda edhe nga Kida në ‘Instastory’.
“Dale”, me Butrint Imerin dhe Ledri Vulë, “PP” me Mozzikun, dhe “Tela” me Ermal Fejzullahun, janë tre këngët që i shënuan këtë rekord Kidës.
Kida edhe këtë vit ka sjellur bashkëpunime me Ledri Vulën dhe Butrint Imerin.
