Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritFazli Ferati-MOS MA VRIT SHPIRTIN

Fazli Ferati-MOS MA VRIT SHPIRTIN

MOS MA VRIT SHPIRTIN

Eh sa fluturova
sa andej e këndej
vetëm për fjalën poetike
që atë n’shpirt e ndjej


A ka më bukur
se kur brezi i ri
krijon libra
me ato të bukurat poezi


Vargje që pasqyrojnë
një shpirt të dëlirë
për një jetë të lumtur
e mendim të lirë

Këtë shpirt çiltërsie
e pashë në sytë tu
e kur fjalën e more
sikur kaherë të kisha dëgju


Mendimin e shpirtit
askush mos ta robëron
ngrite zërin e arsyes
se këtë e meriton


Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT