Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritBesim Elezi-Botë e enjtur..

Besim Elezi-Botë e enjtur..

Botë e enjtur..

S’kam gjë me ty botë e enjtur
Që noton në mes të askundit!
E kam me veten qiell i vrenjtur
që s’ta them dot fjalën e fundit!


Se kam as me zotin e ndritur…
Qe ti e mban për krijuesin tënd
Me veten e kam, që s’kam ditur
Në vend të blirit t’jem një shkëmb!


-Botë e pa kohë se kam me ty..
Dhe po ta kisha s’të mbaj mëri
Më pate thënë të kam në sy
Tani të shoh, dhe kush je, se di!

S’kam gjë jo, me ty botë e enjtur
Ti dhe mund të shërohesh një ditë
Me veten e kam, naiv i pandrequr
Që djallit i dal gjithmonë në pritë!


Botë enjtur, mos më enjt’ dhe mua
Të rrudhem i qeshur, nga ty dua!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT