Limonadë e vjetër
A është floçkë a është zanë?!
Sytë e saj sa shumë dritë
Nga qielli lart i pa anë
Si një yll që shndrit!
Ç’faj kam që ndjej vibrime
Që me vinë dhe pastaj
Si të ishin tinguj violine,
Të ngjyer nga kurm’ i saj?!
E kam parë përmbi yje
Në ngjasim të Kleopatrës,
Më ka rënë si rreze syve
Me shkëndijimet e syzjarrtës.
Si një orë a hyjneshë
Të zgjon a të vë në gjumë,
Eliksir për perendeshë
Dejve të saj buron si lumë.