Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-M´KA MARRË MALLI

Mentor Thaqi-M´KA MARRË MALLI

M´KA MARRË MALLI

për pak njerzillëk, malli m´ka marrë,
sall për dy gisht fytyrë mbi vetull
mbi ato shumë surrate
mbi ato shumë surrogate


paj, nuk e vë doren në zjarr
për vazalë me njerzillëk t´mekur,
për langoj, zagarë
dhe sojin e vetëtretur


eh, m´ka marrë e m´dogj´ malli
për një copëz morali,
si eshka që shpirtin kalli,
nga ai zjarr u dogj dhe Mali


kam etje për një pikë uji shpirti,
për një xhixhë drite n´fund t´tunelit,
për një zgjuarje, zgjim nga trishti …
më mbyti kopalla e makiavelit


egoizmi i lakmive të egra,
pushtoi ato pak fisnikëri … si egjra

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT