Tuesday, July 15, 2025
BallinaVitrina e libritRajmonda Qose Shkopi-Mos u trishto Vjeshtë!

Rajmonda Qose Shkopi-Mos u trishto Vjeshtë!

Mos u trishto Vjeshtë!

Nuk prisja të vije kaq e zemëruar,
Me erëra të forta e me shumë bujë,
T’u ngrije buzëqëshjen pemëve të gjora
Duke bërë gjithandej rrëmujë.


Më butë ke ardhur vitet e tjera,
A mos vallë u trishtove se ky qytet
Dritaret i ka mbyllur,mungojnë të qeshurat,
Dhe ngjan si një muze i pajetë?


Prandaj dhe qiellin e mbulove me re
E prej tyre derdhe shi pikëllimi.
Por mos u trishto e arta vjeshtë,
Se qyteti do qeshi sa të zbardhi agimi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT