Ehhh…. filloi stina e pjekjes së gështenjave!!!
U tundova dhe bleva një “racion”, por gështenja pjekësi më bëri një ftese, siç duket ma lexoi mendimin tim.
-Ulu në vëndin tim dhe bë një foto, jam i sigurtë, se këto gështenja të sollën diçka në kujtimet e tua….
….E di filluan shirat, që nuk pushojnë në atë qytetin tënd të vogël.
Më kujto, kur trikon ke hedhur krahëve, duke u marrë këtë mbrëmje me gëhtenjat, që kërcasin, kur piqen dhe lëshojnë aromën e tyre.
Jashtë vjeshta e artë është në kulmin e saj më të bukur, trotuarët e qytetit tënd kanë filluar të mbulohen nga gjethet e rëna, që kanë ndërruar dhe ngyrën e tyre, në të kuqe të çuditshme, që të ndjellin atë nostalgjinë e dikurshme…
Kur vija me shëbim dhe dilnim fshehurazi aty poshtë në këembët e urës, duke vështruar lumin me “kapacitetin” e tij maksimal, nga prurjet e shirave të vjeshtës, pastaj merrnim rrugën në atë shteg të ngushtë dhe Ti e kishe bërë gati strehën tonë të ngrohtë…
Më kujto mikja ime në mëngjes si zakonisht para filxhanit të kafes përzier me pak qumëht e vetme në heshtjen tënde, ulur në kolltuk duke dëjuar një këngë të atyre viteve, e kredhur në mendime.
Më kujto edhe kur shfleton një liber me poezi, ato fletët të zverdhur, Ty të pelqejnë poezite e Shandon, hungarezit te dashuruar përgjithmonë, do të kujtohen ato vargje të tij:
“Ti ishe lulja më e bukur,
Që gjithë jetën ma zbukurove,
Një dritëz brënda meje strukur,
Që u shua dhe terri më mbuloi…”
Më kujto mikja ime edhe duke gatuar drekën, ato gjellë, që të dy i preferonim dikur, gatimin karakteristik të qytetit tënd të vogël, por tepër të bukur dhe mikpritës, i shquar për “zahiretë ” e dimrit të ashpër..
Tani është vjeshtë dhe bie shi i shtruar, më kujto mikja ime dhe mua. Pikërisht në këto ditë, kur vjeshta po afrohet në kulmin e saj, diku ashtu me ngadalë, kur Ti del për të marrë ato ushqime dhe era që është pjesë e qytetit tënd, të shpupurit flokët e tua të buta si mëndafshi, si dikur unë.
Po vjen dimri mikja ime dhe qyteti yt, e do borën dhe e ka prezent për një kohë të gjatë, pikërisht në një ditë të tillë, kur qyteti të jetë thinjur krejt nga bardhësia e borës më kujto mua.
Jane hapat e parë të borës, që bie shtruar me Ty jam mikja ime.
Më kujto pranë stufes, ku ke vënë çajnikun me çajin tënd të preferuar, atë të malit, që nuk e ndrron me asnjë tjetër, të mbledhur lart në mal, që e merr qysh në fillim vjeshtje për tërë dimrin.
Me filxhanin në dorë do të afrohesh në dritaren, që shikon nga rruga dhe nga avulli i tij xhamat do të mbulohen dhe Ti me dorën, që të dridhet pak do të shkruash, si dikur emrin tim, që jeton deri në mëngjes, sa iken dhe gjurma e fundit e avullit.
Jam dhe Unë aty me Ty, kur të bjere shiu ditën tjetër, më kujto mikja ime. E di që je zgjuar herët në mëngjes, se nuk e bën gjumin e qetë, trazuar nga ëndrrat, që të marrin edhe një pikë lot në sytë e tu, që nuk i fshin, por i lejon të zbresin edhe ata dhe të bashkohen në lumin e qytetit tënd.
Më kujto mua kudo mikja ime dhe në trupin tënd në ato nishane të bukura, që ke, sapo ti zbulosh, kur xhvishesh ngadalë, më kujto si ti puthja me aq ëmbëlsi.
….Jam aty mikja ime, kur bie shi në qytetin tënd të vogel, por të bukur, se vetëem Unë e di se çfarë ngjyre marrin në ato çaste sytë e tu, ku shprehin mall të pashuar….