Ermira Gjata (1956). Aktore, pedagoge. Lindi në Elbasan, më 3 tetor. Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Larte të Arteve, më 1978, filloi punë si aktore në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Më 1982, u transferua në Tiranë si pedagoge e fjalës artistike në Akademinë e Arteve.
Në vitin 2000 fitoi titullin “Asistente profesore”. Nga rolet e saj në teatër veçohen: Lili te “Shi në plash” e Teodor Laços (1984), Livia te “Mësuesi i letërsisë” e Ruzhdi Pulahës (1986), zonja Alving te “Hijet” e H. Ibsenit (1994), Judita te “Judita” (1995), zonja Bef te “Rinoceronti” (1997) dhe sidomos plaka te “Karriget” (2000), të tria pjesë të E. Joneskos.
Me këtë të fundit, ajo shfrytëzoi me inteligjencë elementë tjetërsuese dhe ironizuese për ta luajtur personazhin në formatin e parimeve të teatrit absurd. Me ton ravijëzimin e karaktereve të veçanta, me mbivendosje të thuketa të cilësive e gjesteve komike, si: me rolin e Verës te “Profesioni më i vjetër” (2000), e Vita Simons te Harvi e Meri Ciz (2008).
Në film ka interpretuar në rolet: Nusja te “Nusja” (1980), Ela te “Në çdo stinë” (1980), Nora te “Nxënësit e klasës sime” (1984), Bakovica në filmin “Vjeshtë e nxehtë e 41-së” (1985), Eli te “Rrethi i kujtesës” (1987), Drita te “Pas fasadës” (1992), Vera te “Zemra e nënës” (1993). Është aktore e ndjeshme, rëndom e natyrës lirike e poetike; gjithashtu procedon me zgjuarsi e inteligjencë edhe në figura të planit satirik e grotesk.
Ka qenë drejtuese e disa emisioneve televizive. Si regjisore ka realizuar spektaklin Monologë dhe rite të Antikitetit (1996), filmin televiziv “Une, ti dhe Kasandra” (1999), ku është edhe skenariste, si dhe ka shkruar skenarin e filmit “Balonat”. Mban titullin “Profesore”