Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritInida Brahimi-Tri herë e ndeza zemrën mbi sergjen

Inida Brahimi-Tri herë e ndeza zemrën mbi sergjen

Tri herë e ndeza zemrën mbi sergjen
E ajo bëri dritë sa fryma
Ajo nuk dha shpirt
Si yjëzat
Mbi mëngjes!

Dy rrugë degëzohen në një vijë ,gjithëherë
Dhe unë zgjodha atë të pashkelurën
Se dëlirësia është koha e pambushur në at’enë …
stringël e ndritshme e papërlyer

Ky gjak i thellë s’ka oshëtimë
Ka vetëm rrjedhën e vetë
“Kohë”-i lutem asaj luledhimbë
Tri herë e ndeza zemrën
Si trininë e shenjtë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT