Prishtina ka triumfuar 1-2 ndaj Dritës, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, në të dytën, ose më saktë në minutat e fundit, rrjeta u tund tre herë.
Drita kaloi në avantazh në minutën e 85-të me Balde dhe fitorja dukej afër, por nuk ndodhi kështu. Prishtina nuk u dorëzua dhe ia doli të përmbysë rezultatin. Shefiti në minutën e 90+1 dhe Kryeziu 3 minuta më vonë i dhanë fitoren skuadrës së Munishit.
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në vendin e tretë me 18 pikë, ndërsa Drita mbetet në krye me 27 pikë.
Në ndeshjen tjetër për javën e 12-të në Superligën e Kosovës, Malisheva shkatërroi me shifrat 0-6 Ferizajn.