Sa herë zbardhë mëngjesi im,
tek ti vij edhe marrë frymë.
Ti më jep shumë dashuri,
si me ves e si me brym.
Askush si ndan zemrat tona,
trëndafili aromë shumë,
Dashurin si në përralla.
e kemi veç ti dhe unë.
Përmbi petalet me ves ,
duroj dhimbje dua shpres.
Kur petalet aromë s’japin
ndonjë gjëmb duart më kapin.
Le të bëhen duart plagë,
se këtë dhimbje se ndjej dot.
Mi shëron plagët e zemrës,
prandaj të dua më fortë.
Asnjë aromë tjetër se dua,
sikur këtë aromën tënde.
Sa do që t’më shkaktosh plagë,
prapë të dua nuk ndërroj mëndje.