VETVETJA JE TI!
Kush është vetvetja?
Vetvetja je Ti!
Nga palca kurizore
Deri thonjve në gisht
Nga heshtja e shtirur
Apo e pjekura heshtje
Nga zëri i ngjirur
Apo zëri pa cene
Nga trupi pa veshje
Lakuriq në gjithçka
Nga më të shtrenjtat modele
Apo leckosur, fukara
Kush qenka vetvetja?
Vetvetja je Ti
Gjithçka që mban brenda
Dhe jashtë sigurisht
Me maskë, pa maskë
Vetvetja Ti je!
I shumtë, i paktë
Mbi dhe e nën dhe