RRUGA E JONË
Nëpër ecjen plot me sfida
erërat pluhurin ngrejnë në rrugë
jeta ikte nëpër prita
nëpēr stinën përplot mugë.
Dita vinte nëpër vapë
pema hijen e kish rrudhë
nata ikën si me vrap
shtërgu jugut merrte udhë.
Zemra tundet nga stuhitë
tek ëndërrojmë rrugën e vjetër
retë mbuluan kaltërsitë
sikur erdhi stina tjetër…
Buzë detit vala me shkumë
derdhet lehtas pa rënkim
fati im si zog fatlum
mbërthen ëmbël shpirtin tim.