Monday, September 1, 2025
BallinaVitrina e libritShefik Arifi-SE KËSHTU DO GABOJ

Shefik Arifi-SE KËSHTU DO GABOJ

SE KËSHTU DO GABOJ

Për çdo ditë zgjohem herët,
Dhe ditën e re i pari e zgjoj.
Jo, jo, nuk dal mbi të tjerët,
Se kështu do gaboj.


Dhe unë jam njeri prej tyre,
Nga ata më të zakonshmit në botë.
Që dal për punë pa ikur mirë yjet,
Dhe bëj dhe punë të rëndomtë

.
Për çdo ditë zgjohem herët,
Ditën e re unë i pari e zgjoj.
Veçse kurrë s’dal mbi të tjerët,
Se kështu do gaboj.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT