UDHËKRYQ
Të gjithë vdesim nga pak,
Si dje,si sot,
Si nesër kur nuk ka ndonjë parathënie më të mirë,
Me hir e me pa hir,
Çdo ditë për të jetuar,
Lumthatit të jetës për të notuar,
Në këtë kohë kaotike,
Tepër moderne,
Dhe anakronike,
Idealesh të përdhosura,
Me etikë dhe estetikë,
Atipike,
Apoetike,
Bukurishë të pështirosura,
Dëshirash të fanitura,
Zjarresh të fashitura,
Asnjë shkëndijë,
Me shpresa plot ngatërresa,
Edhe më keq:
Me fjalë e besë prostitutash,
Të stërvitura,
E të stërshitura,
Peizazhesh vjeshtore të venitura,
Ëndrrash të përgjakura,
Dashurishë të urryera,
Premtimesh të thyera,
Gjithandej,
Ndërgjegjjesh të zhyera,
Gënjeshtrash dhe tradhtishë të shpërblyera,
Fytyra me njëmijë fytyra,
Urrejtjesh të dashuruara,
Eklipse të shtuara,
Për jetë të pajetuara.