BOTEN GJYMTOJNË ERRUN SYSHË
Ulun nji karrige me rrota, mund të jesh
Apo trupin mbi paterica, duhet ta mbash
Risk i jetës, a fatdreqi veshun si kmishë
Kyt gja, asnjiherë s’mund ta dish
Ndonse të duket vetja i pashpresë
Prej shumë gjanave ji i privuem
Paçka burgosun, ksaj sajese t’pabesê
Keqformim ky, mbase qysh n’gjenezë
Njashtu trup përkulun, jeten kap për fyti
Ngjitun ashtit t’saj, krejt optimist
Eh,sa mendjeprisht
‘Ulok” me kamb e duer
Zvarriten si vemje mbi kyt tokë
Sikur vetë Zotin kanë tradhtue
Ç’zhgënjim ndaj krijuesit ,ç’ randesë e kotë
Hije vetes; trucunguem
Trupzhgalitun,si mbi karrige me rrota
Rendin kalamenun, n’bllokim korsishë
Pacient me diagnozë t’pashërueshme
Edhe shpresen, lanë pa shpresë
Boten gjymtojnë , errun syshë
Edhe vedja para pasqyrës
Ftyrës, dhambët u ngërdhesh!