Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me vargjet e poetes Igball Brava Krivanjeva

Çaste poetike me vargjet e poetes Igball Brava Krivanjeva

PAS MEJE

Pas meje jeta
Ti në ëndrra të shtrenjta
Në ditë të bardha
Jemi bashkë


Pas meje kënga
Vallja e shqiponjave
dykrerëshe


Në mes logut të burrave
Unë burrëresha e betejave


Pas meje ti dhe liria
Pas juve
Unë dhe dashuria
Për dheun tim të shtrenjtë

ERDHA PËR PAK DIELL

Në jetë erdha për Jetën
Nuk linda të mbetem fajtore
As edhe për një fjalë të vetme
Në jetë erdha për Diellin


Të më ngroh njëjtë si lulet
Erdha edhe për një ëndërr
Të jetoj pranë shkëlqimit të
yjeve
Kohërat ndoshta ishin fajtore


Pse dikur jetoja në ëndrra
Pranë diellit kisha acare dimri
Kudo trupin ma ngrinte ferri
Lulet çelnin ma vonë se
herave tjera


Rrugët e mërgimit i lava me lot
nënash
Kur më përcjellte deri të dera
e oborrit


Më thoshte mirupafshim bija ime
Të pret nëna me duar në gji
Me u rikthye në shtëpi!

NË VALËT E JETËS

Në valët e jetës
Mbeta në breg deti
Anijet vinin e shkonin
Udhëtare e tyre u bëra


Eca valëve të detit
Notoja me ëndrrat
Për ta parë dritën e diellit
Sërish mbeta në detin e vrarë


Toka kishte mëkat të njeriut
Pse nuk lëvizi bota pa mua
Nga largësia e atdheut tim
Akull mu bë edhe trupi im.

DHEMBJE

E kisha lexuar dhembjen
Kur jeta me është krejtësisht
tjetër


Për të nesërmen farë s’më
tregon
A mjafton vetëm dhembje
të kam


Atëherë i thëm vetes
Mos u brengos për jetën
Harroje pezmin e saj
Se dashuria është mbi të


Ajo është një mbretëreshë
Që ma thotë të vërtetën
Në të s’ka urrejtje
As që e urren dikë tjetër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT