Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-Do të më kërkosh!

Landa Molishti-Do të më kërkosh!

Një ditë do të më kërkosh, do të më kërkosh!….
Do bredhësh rrugëve i vetmuar.
Duke pëshpëritur…
Do hedhësh hapat ngadalë, i mërzitur!…
S’do të kesh qetësi me lulet as me gjethet e vjeshtës.


Do të shohësh vajza të bukura,
Me kordele,
Mbi flokët shkëlqyese hedhur mbi supe.


Asnjë s’do të ngjaj s’i mua.
Do nisësh veten tënde të qortosh,
Për gabimin e vjetër.


Në shpirt do ndjesh zbrazëti,
Do të bie ndërmend!
Ne, dikur kuptoheshim pa folur, veç me sy,
Në heshtje


Sot, larguar gjysma e zemrës nga vetja,
Mbuluar me veladonin
e dhimbjes.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT